Bajrami takohet me ambasadorin Kosnett, diskutojnë për gjendjen në arsim

Ministrja e  Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, me të cilin ka biseduar për gjendjen në arsim dhe planet për ta përmirësuar gjendjen në të gjitha nivelet e arsimit.

Kosnett e ka uruar ministren Bajrami për detyrën dhe ka theksuar se ShBA-të do të vazhdojnë ta mbështesin arsimin në Kosovë.

“Ndërsa, ministrja Bajrami ka falënderuar ShBA-të për ndihmën e madhe që i kanë dhënë Kosovës në periudha të ndryshme, në veçanti për ndihmën që kanë dhënë në fuqizimin e sektorit të arsimit”, thuhet në komunikatë.

Gjatë këtij takimi, Bajrami ka folur edhe për programin qeveritar që synon ta përmirësojë gjendjen në arsim, derisa tha se mbështetja amerikane është shumë e rëndësishme për përmirësimin e sistemit arsimor në Kosovë.