Bajrami: S’kam mundur t’i gjejë tri vendime të LVV që kanë ndikuar në jetën e qytetarëve

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar qeverisjen Kurti për gjatë këtyre katër muajve.

Bajrami ka thënë se ka shikuar raportin e punës së Qeverisë Kurti, dhe se nuk ka mundur të gjejë tri vendime që kanë ndikuar në jetën e qytetarëve.

“Ne kemi parë raportin katër mujor të punës së tyre, por sot e lexova edhe një herë. Unë personalisht nuk munda me i identifiku tri vendime të mëdha ose të vogla a të mesme që kanë pasur ndikim në jetën e qytetarëve. Nuk po besoj që po qeveris mirë. Nuk kemi parë veprime konkrete, Po binden qytetarët në kauza të rrejshme”, deklaroi ajo në Debat Plus në RTV Dukagjini.

Deputetja Bajrami ka kritikuar Qeverinë Kurti edhe për punësime familjare nëpër institucione.