Profesori universitar

Bajrami: Serbia nuk ka ndryshuar asgjë nga politikat e saj gjenocidale

Profesori universitar, Arsim Bajrami ka folur në lidhje me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në veri të vendit, ku ka deklaruar se Serbia nuk ka ndryshuar asgjë nga politikat e saj gjenocidale dhe ka filluar të praktikojnë të njëjtat metoda që kishte zbatuar në vitet 90-ta.

Bajrami i ftuar në RTKka thënë se metodat e saj Serbia fillimisht i kishte zbatuar në Kroaci, për të vazhduar në Bosnjë e Hercegovinë, duke sponsorizuar grupe terroriste, duke i përgatitur, duke i ushtruar e pastaj për të krijuar një realitet faktik, dhe sipas tij e njëjta është provuar të bëhet edhe në Kosovë.

Ngjarjet e fundit, në veri të Kosovës, janë akt klasik i agresionit i cenimit të sovranitetit, një akt terrorist i përgatitur, i aranzhuar krejtësisht nga Serbia, nga niveli më i lart politik e ushtarak.” – tha Bajrami.

Ndër të tjera Bajrami e ka vlerësuar se situata e tanishme do të jetë një pikë kthese e faktorit ndërkombëtar për të pasur një pozicion të qartë ndaj Serbisë, sepse, sikundër tha ai, ajo nuk ka bërë asnjë reflektim ndaj të kaluarës së saj gjenocidale dhe ndaj Kosovës po tenton të bëjë atë çfarë ka bërë edhe në luftën e fundit ’98-’99.

Mendoj se sulmi terrorist që Serbia ndërmori ndaj Kosovës, përmes njerëzve të saj që me kohë i ka përgatitur, do të vijë një moment te rikthimi i bashkësisë ndërkombëtare te esenca e krizës në Kosovë.” – ka deklaruar ai.