Bajrami nuk pranon të flasë për kontratën e dyshimtë të MI-së, thotë se për ato përgjigjet Abrashi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Kujtim Gashi, gjatë mbledhjes së Komisionit ku u paraqit në raportim për skandalin e zhdukjes së 2 milionë eurove e ka pyetur ministren dhe i ka kërkuar të flasë për kontratën e dyshimtë të rrugës Prizren-Prevallë e cila është është nënshkruar nga zëvendësministri i Infrastrukturës pikërisht në kohën kur ministri Arban Abrashi ndodhej në SHBA e pikërisht nga kjo kontratë janë marrë paratë e vjedhura nga zyrtari i Thesarit.

Por ministrja Hykmete Bajrami refuzoi të flaës për këtë çështje duke i thënë se kjo është përgjegjësi e ministrit të Infrastrukturës dhe ai duhet të japë shpjegime.

“ Paratë që janë vjedhur janë marrë nga dy projekte infrastrukturore. Është vjedhur buxhet I rrugës Zhur-Dragash dhe Prizren-Prevallë. A keni informata a janë të sakta se janë marrë paratë e këtyre dy projekteve dhe si do të kompensohen këto. Dhe a keni informata se projekti I rrugës Prizren-Prevallë, kontrata është nënshkruar nga Zyra e Prokurimit me 23 qrrshor dhe nga ajo kohë kontrata ka qëndruar në sirtarë dhe pikërisht kur kabineti qeveritar ndodhej në SHBA më 2 shtator kontrata u nënshkrua jo nga ministri por nga zëvendësministri. A kni informata për këtë dhe a mund të na jepni ndonjë spjegim”, ka pyetur Gashi ministren e Financave Hykmete Bjaramin.

Por ministrja Bajrami edhe në këtë rast, ka thënë se duhet të përgjigjet ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi.

“Këto janë jashtë kompetencës time. Se pse nuk e ka nënshkruar ministri atë kontratë por e ka nënshkruar zëvendësi i tij, kjo është çështje komplet e tij”, tha Bajrami.

Akuza për zhdukjen e 2 milionë eurove nga Ministria e Finanaceve ka pasur edhe deputetja e Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila e cila tha se nga shpjegimet e ministres del se buxheti nuk ka siguri dhe nuk po shihen masa adekuate për të parandaluar raste të tjera të vjedhjeve.