Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, pasi ky i ki fundit, ka thënë se rritja e kostos së jetesës ka qenë sfidë globale. Ai shtoi se për të gjitha qeveritë nuk ka qenë në pikëpyetje çështja se a do të ketë inflacion apo jo, por se sa do të jetë mbrojtja që do të ofrohet nga Qeveria që ndikimi negativ të jetë më i përballueshëm.

Bajrami përmes një postimi në rrjetin social Facebook e ka quajtur këto të dhëna të publikuar të Muratit si “Manipulimi i fundit të kontabilistit”.

“Manipulimi i fundit i kontabilistit,  në pozitën e ministrit nuk është për të ju bindur se nuk janërritur çmimet, se Hekurani e din që ju i dini lëvizjet e çmimeve në baza ditore, ky manipulim është më shumë për me largu vëmendjen nga demaskmi që po u bëhet aferave korruptive të Lëvizjes Vetëvendosjes, andaj edhe njëherë unë kërkoj nga Lëvizja Vetëvendosje të ju shpjegoj qytetarëve për 273 milionë Euro tendera sekret. Tregoni se qysh ka mundësi që për një rast korrupsioni në KEK me u intervistu qoftë edhe në cilësinë e deshmitarës një zyrtare e lartë e LVV-së, e cila nuk e ka asnjë funksion as në Qeveri as në KEK. Ajo ka funksion të lartë në parti, çka duhet me dëshmu partia këtu?”, ka shkruar ajo, raporton Ballkani.info.

Bajrami e ka ftuar shefin e kuletës së shtetit Hekuran Muratin për një përballje televizive.

“E për “çmime të ulta”, për “reforma”, për “progres” i bëj ftesë publike Hekuran Muratit që të përballemi në njërën nga studiot televizive dhe t’i ballafaqojmë propagandën me fakte e të shohim se cilës do t’i besojnë qytetarët. Hekuran, Zgjedhe televizionin, zgjedhe kohën, zgjedhe panelin – unë jam e gati”, ka përfunduar ajo./Ballkani.info/

LEXO EDHE: