Bajrami: Masa për lirimin nga pagesa për studentët ishte nisur nga Qeveria Hoti

Ish-ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami, përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se masa për lirimin nga pagesa e semestrit që e bëri Qeveria Kurti ishte nisur nga Qeveria e kaluar.

Bajrami ka theksuar se nuk janë kundër vendimit që studentë të lirohen nga pagesat por tha se vendimet uniforme për të gjitha shtresat lënë shumë për të dëshiruar.

“Masa për lirimin nga pagesa e semestrit që e bëri Qeveria Kurti ishte nisur edhe nga Qeveria e kaluar për shkak të situatës së shkaktur nga pandemia COVID-19 e cila fatkeqësisht sot është edhe me prezente. Sigurisht, se ne nuk jemi kundër që studentët të lirohen nga pagesa e semestrit edhe pse vendimet uniforme për të gjitha shtresat lënë shumë për të dëshiruar (e njëjta ka ndodhur me shtesat e fëmijeve). Mirëpo ajo çka mund të themi është se Qeveria e VV-së nuk po ka kapacitete, ide dhe dije për t’u marrë me veprime të cilat e adresojnë në mënyrë të mirëfilltë reformën në arsim si dhe në fusha tjera”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

Njoftimi i plotë:

Masa për lirimin nga pagesa e semestrit që e bëri Qeveria Kurti ishte nisur edhe nga Qeveria e kaluar për shkak të situatës së shkaktur nga pandemia COVID-19 e cila fatkeqësisht sot është edhe me prezente. Sigurisht, se ne nuk jemi kundër që studentët të lirohen nga pagesa e semestrit edhe pse vendimet uniforme për të gjitha shtresat lënë shumë për të dëshiruar (e njëjta ka ndodhur me shtesat e fëmijeve). Mirëpo ajo çka mund të themi është se Qeveria e VV-së nuk po ka kapacitete, ide dhe dije për t’u marrë me veprime të cilat e adresojnë në mënyrë të mirëfilltë reformën në arsim si dhe në fusha tjera.

Ne mbajmë përgjegjese Qeverine dhe pozitën (që kanë zgjedhur anëtaret e Këshillit të Cilësisë) që për herë të parë në historinë e pasluftës u ka mohuar studentëve afatin e Korrikut për aplikim në universitete publike, rrjedhimisht plot fakultete publike nuk kanë arritur t’i mbushin as gjysmën e vendeve të lira. Kjo është bërë me qëllim që studentët të orientohen të IAL (institucionet e arsimit të lartë) privat gjë që edhe ka ndodhur, kjo bëhet edhe më e padrejtë kur e dimë se studentët në IAL privat nuk marrin asnjë ndihmë nga shteti.

Gjithashtu, Qeveria është përgjegjesë pse s’po hapen shkollat dhe s’ka asnjë plan për këtë problem. Qeveria është përgjegjëse pse universiteti më i madh publik në Kosovë s’ka bord drejtues; pse një universitet tjetër publik është pa rektor etj etj.