Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka treguar se LDK nësër pret ta dorëzon kallëzimin penal për vendimet e marra nga “qytetarët e thjeshtë” siç ajo i ka quajtur ish-ministrat e Lëvizjes Vetëvendosjes, të cilët vazhdojnë të dalin nëpër institucione dhe kanë shkelur kushtetutën.
“Të njëjtit vazhdojnë të dalin nëpër zyre të institucioneve. Që i bie se të njëjtit kanë shkelur kushtetuten e Kosovës. Për këtë dua të ju informoj se një grup i juristave të Lidhjes Demokratike të Kosovës tani më është në process të finalizimit të kallëzimit penal, të cilin besoj që shumë shpejt, nesër, po presim që ta dorëzojmë”.







