Bajrami ia siguron tri pikë Zvicrës

Futbollisti shqiptar, Nedim Bajrami, ia ka siguruar Zvicrës U-21 tri pikë të reja në eliminatoret për “Euro 2021”.

Zvicra të martën mbrëma fitoi 1:0 ndaj Azerbajxhanit në Baku, ndërsa Bajrami vendosi sfidën në minutën e 33-të.

Kapiten i Zvicrës ishte Bastien Toma, ndërsa ndeshjen pos tij e kompletoi edhe Toni Domgjoni. Bajrami u zëvendësua në minutën e 71-të.

Zvicra prin në Grupin 2 me nëntë pikë nga tri ndeshje.

loading…