Bajrami festohet me shkrepje armësh në Marec VIDEO

Xhamia e Marecit të Prishtinës, u mbush plot me besimtar të enjten,  ku kishin ardhur për ta falur namazin e Bajramit.

Në xhaminë e Marevcit, pas  faljes së namazit u shkrepën edhe armë, në shenjë feste.

Pjesëmarrësit në faljen e namazit të Bajramit thanë që po ndihen të emocionuar që sivjet Bajramin po e falin ne xhami e jo në shtëpi.

I pranishëm ishte edhe presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili tha që asnjë Bajram në jetën e tij nuk ka mbetur pa u falur.

Kurse imami i xhamisë, Ali Llapashtica, tha se sivjet është më mirë se vitin e kaluar, pasi u lejua falja e bajramit brenda. Krejt në fund dikush u përkujdes për atmosferën duke gjuajtur me armë.