Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se ekzekutimi i pagave me këtë qeveri s’mund të bëhet pa shkelje të Ligjit.
Sipas Bajramit, Qeveria do ta shkel Ligjin “prapë” duke e caktuar përtej afatit ligjor një ushtrues detyre në Thesar dhe do të procedojnë me paga.
Ajo ka cituar një pjesë të Nenit 35 të Ligjit për Zyrtar Publik.
“3. Zyrtarja/i publik nuk mund të caktohet si ushtruese/i detyre më gjatë se gjashtë muaj. Kur pozita nuk mund të plotësohet brenda afatit gjashtë mujor, ky afat mund të zgjas më së shumti edhe për gjashtë muaj të tjerë.
- Pozita e lirë nuk mund të zëvendësohet me ushtrues detyre për më gjatë se afati i përcaktuar në paragrafin 3, të këtij neni.
- Çdo vendim i marrë nga ushtruesja/i i detyrës, pas kalimit të afatit të përcaktuar të paragrafin 3.të këtij neni, është i paligjshëm”, ka cituar ajo tri pika të këtij neni.







