Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka shkruar se në seancën e së enjtes, në rend të ditës është edhe një Ligj antikushtetues.

“Sot, si pikë e 5-të e rendit të ditës është shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës”, ka shkruar ajo.

Bajrami ka thënë se LDK ka qenë kundër këtij Ligji që në lexim të parë, e se nuk ka asnjë dispozitë të vetme në të që nuk bie në kundërshtim me Kushtetutën.

Postimi i plotë: