Bajrami e LDK-së: Kemi dhënë mjaftueshëm, nuk do të heqim dorë nga oferta

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se subjekti i saj nuk do të heqë dorë nga oferta e fundit dërguar drejt VV’së.

“Kemi dhënë mjaftueshëm, nuk do të heqim dorë nga oferta”, ka thënë Bajrami.

Tutje ajo ka thënë se VV dhe mediet janë munduar të lënë fajtore LDK’në prej fillimit të negociatave për krijimin e koalicionit.

“Ne nuk kemi dalë në medie për arsye se nuk kemi dashur të ndikojmë në prishjen e një marrëveshje eventuale. Por kur e pamë se raportimet në medie kishin spekulime të shumta, atëherë nuk patëm zgjidhje dhe dolëm e treguam ofertën tonë”, tha ajo.

“Nëse LDK po kërkon shumë, atëherë ne kemi 28 vota për kryeparlamentarin dhe qeverinë Kurti pa dhënë asgjë”

Sipas Bajramit, oferta e LDK’së është ajo që të i jepet kryeparlamentari deri në kohën kur do të merrte presidentin LDK’ja. Pastaj do i kthente VV’së këtë pozitë.