Bajrami demanton Hekuranin: Komunat nuk kanë të drejtë të falin tatime

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka demantuar ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, pasi ky i fundit ka kërkuar nga kryetarët e Komunave të Kosovës se 100 euro t’i falin qytetarëve për tatimin në prone.

Mirëpo këtë kërkesë së shefit të kacës së shtetin nuk po ia lejon ministria të cilën ai e drejtojnë.

Bajrami përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka publikuar një e-mail ku thuhet se “Komunat nuk kanë të drejtë të falin tatime – propozimin e Muratit e hedhë poshtë ministria e tij. Çdo ditë po e dëshmojnë se janë Qeveri praktikantësh”.

Postimi i plotë:

Postimi i plotë:

MINISTRIA DEMANTON MINISTRIN DHE E BËN CC:

Komunat nuk kanë të drejtë të falin tatime – propozimin e Muratit e hedhë poshtë ministria e tij. Çdo ditë po e dëshmojnë se janë Qeveri praktikantësh.

Shihni shkresën e Ministrisë së Financave drejtuar një kryetari të komunës:

—————————

I nderuar Kryetar z….

Deparatamenti Ligjor i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve ju dretjohet me ketë shkresë konform kërkesës tuaj në lidhje me mundësinë e faljes së tatimit në pronë në komunën tuaj nga Kuvendi Komunal deri ne vlerën 100 Euro.

Pas shqyrtimit te kujdesshëm të dispozitave të Ligjit Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluatshme (në tekstin e mëtemë: LTPP), ju informojmë se legjislacioni aktual nuk autorizon komunën për falje të pagesës së tatimit në pronë.

Në kapitullin e VI të LTPP-së evidentohet se pagesa e tatimit në pronë është e detyrushme. Më tej, ky kapitull përmban edhe autorizime për shtyrje të pagesës por jo edhe të faljes. Andaj, vlerësojmë se për një falje të tillë , duhet një akt juridik që ka fuqinë juridike të ligjit. Për qëllime ilustrimit, një situatë e ngjashme ishte adresuar përmes miratimit të Ligjit Nr. 05/L-043 për Faljen e Borxheve Publike, ku u miratua një ligj i cili ka autorizuar shprehimisht faljen e borxhit.

Megjithatë, ju informojmë se në programin legjislaiv të vitit 2023 është paraparë ndryshim/plotësimi LTPP-së, ju me ç’rast situatat e tilla mund të adresohën përmes ndryshimit dhe plotësimit të ligjit aktual.