Bajram Hasani jep dorëheqje nga Nisma: Ndërruan faqe sapo shijuan privilegjet që t’i jep pushteti e paraja

Ish ministri i Tregtisë dhe Industrisë, njëheri edhe anëtarë në kryesinë qendrore të Nismës Socialdemokrate, Bajram Hasani, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha detyrat dhe pozitat që ka në këtë subjekt politik.

Këtë e bëri të ditur vetë Hasani me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Ai tha se gjatë kohës sa ka qenë në këtë parti nuk ka kursyer asgjë, duke thënë se ka pasur ditë të mira dhe të rënda.

“Sot dalë ballëhapur para të gjithëve sepse kam punuar vetëm ndershëm. Bashkë me njerëz të mirë me të cilët kam rrugëtuar edhe si kryetar dege, si anëtarë i kryesisë qendrore të NISMA’ s por edhe për një vit si ministër i kësaj partie në Qeverinë e Kosovës, kemi punuar për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, për popullin tim, për fëmijët tanë”.

“Por, ata me të cilët e kaluam këtë rrugë të gjatë, të vështirë e plot sfida ndërruan faqe sapo shijuan privilegjet që t’i jep pushteti e paraja. Nuk desha dhe kurrë nuk do të dua të shkelë mbi djersën e njerëzve më të mirë të këtij vendi. Prandaj rrugët tona u ndanë. Kush më njeh e di mirë që unë kur e mbylli një kapitull nuk e kthej kokën prapa dhe as që dua të diskutoj, sepse nuk kam frikë nga asnjë gjë që e kam bërë gjatë punës. Thjeshtë ne nuk shikonim në drejtim të njëjtë me drejtuesit e partisë”, ka shkruar Hasani në Facebook.

Ja postimi i plotë:

loading…