Ish-Këshilltari i Isa Mustafës, Bajram Gecaj ka lëshuar kritika se pse të zgjedhurit e partisë s’kanë dalë në mbrojtje të liderit. Ka thënë se një heshtje e tillë është e pashpjegueshme.

“Është vërtetë dëshpëruese dhe tej mase irrituese kur sheh këtë fushatë të egër dhe të orkestruar propagandistike kundër LDK-së dhe liderit të sajë, derisa e njëjta vështrohet me një heshtje thuaja totale e të pashpjegueshme nga strukturat partiake, në veçanti nga ata të cilët kanë marrë besimin e partisë dhe votën e elektoratit!”, ka shkruar Gecaj.

Reagimi i tij ka ardhur pas deklaratave të Dardan Gashit se LDK është shndërruar në Degë të Vetëvendosjes e po kontrollohet dhe udhëhiqet nga Albin Kurti.

Enver Hoxhaj, po ashtu, tha sot se LDK’ja për asnjë çështje s’ka mendim të prerë derisa më shumë i ngjan një kopjeje të Vetëvendosjes.

E, këshilltari i Kadri Veselit, Blerim Latifi tha se pronari i VV’së i ka indoktrinuar zyrtarët e LDK’së.