Bajram Gecaj, ish këshilltar i ish kryeministrit Isa Mustafa, vazhdon të jetë aktiv me “thumbimet” e tij për liderët e koalicionit PAN.

Ai PDK-në dhe AAK-në i ka quajtur “parti të thikave pas shpine”

Postimi i plotë:

Partitë e “thikave pas shpine”!

PDK paska akuzuar sot Ramush Haradinajn se u ka futur atyre “thikë pas shpine” – një e vërtetë kjo e pakontestueshme! Megjithatë, është mu partia e Kadri Veselit ajo që njihet si kreatore e politikës së tillë të “thikës pas shpine”. E që i bie se PDK më herët ka bërë gropën në të cilën tani përfundimisht po fundoset edhe vetë. “Komandantët”, pra, “ja pafshin hairin” njëri-tjetrit sepse vërtetë përshtatën mu si “harrni për thes”!

loading…