Bajram Gecaj nga fitnesi portretizon “politikanin e suksesshëm”

Ish këshilltari i Isa Mustafës sa ishte kryeministër, Bajram Gecaj, ka mbetur disi anash zhvillimeve politike në vend.

As në LDK nuk po shfaqet, ndërsa krahasuar me kohën sa ishte këshilltar, i ka rralluar edhe postimet në llogarinë e tij në Facebook.

Mirëpo sot, Gecaj është shfaqur nga palestra ku shihet me dy “tega” në duar. Përveç fotos, Gecaj e ka postuar edhe një tekst ku flet për “politikanin e suksesshëm” dhe tiparet që duhet t’i ketë ai.

Ai faktikisht ka ironizuar me “politikanin e suksesshëm”, raporton Ballkani.info.

Postimi i plotë:

POLITIKANI I SUKSESSHËM:
➢ angazhohet për krijimin e klientelës personale votuese, e jo të humbas kohë “pa lidhje” me punët e partisë e të shtetit;
➢ ngrihet kundër vendimeve të partisë sa herë që e kërkon interesi individual;
➢ ndërron qëndrim e parti, në varësi të dobisë personale;
➢ kundërshton çështjet jo-popullore, pa marrë parasysh a janë të drejta apo të domosdoshme për shtet-ndërtim;
➢ nuk merret shumë me keqbërës e kriminelë, se kështu rrezikon veten e familjen;
➢ sheh punët e veta, e nuk bëhet “avokat” i partisë e i liderit;
➢ lejon së paku “një grimë” korrupsion aty-këtu; dhe,
➢ ndërton muskulaturë “dinjitoze”, për të “ecur” më shpejt e më sigurt;
Këto tjerat s’i pranon karakteri e gjeni im familjar, por me muskuj e kam “sosë” me u marrë seriozisht! ?