Bajram Gecaj me këtë foto të Hotit iu çon ‘selam’, “komandantëve”!

Këshilltari politik i Ministrit të Brendshëm në detyrë, Bajram Gecaj, ka thënë se LDK, në krahasim me subjektet e tjera, është parti normale.

Gecaj, me anë të ‘Facebook’-ut, ka deklaruar se Kosovës nuk i duhet as “qeverisja muskuloze” as e “komandantëve”.

“LDK është parti normale, dhe rrjedhimisht ndërton qeveri normale me kryeministër normal. Është provuar padiskutueshëm se Kosova nuk ka nevojë as për qeverisje muskuloze të “komandantëve”, apo sejmenëve të tyre, dhe as për qeverisje të dhunuesve e  shkatërruesve të institucioneve!”, ka deklaruar ai.