Bajram Gecaj i reagon Xhavit Halitit: Bashkëpunimi me ju histori e dhimbshme, ju kemi shpallur Non Grata

Zyrtari I LDK-së Bajram Gecaj i ka reagur ish-deputetit të PDK-së Xhavit Haliti kur ky i fundit është shprehur se “nëse u pëlqen” do të bëjnë koalicion edhe me LDK-në!Gecaj ka theksuar se koalicionet të tilla tanimë janë vetëm histori e dhimbshme e LDK-së dhe nuk do të përsëriten.“PDK është shndërruar në një parti “non grata” apo “jetimi” në familjen e madhe të subjektive politike kosovare, e për këtë vetëm veten mund ta fajësojnë “shkruan Gecaj në Facebook.

Statusi i plotë:PDK – PARTI NON GRATA!Xhavit Haliti paska ëndërruar fitoren me sy hapur, duke u shprehur gjithashtu se “nëse u pëlqen” do të bëjnë koalicion edhe me LDK-në!

Haliti e di mirë që koalicioni i vitit 2014 ishte një koalicion i zorit, me qëllim të parandalimit të një qeveri të mbrapsht të “gjeneralëve” çfarë kishim këto dy vitet e fundit! Koalicionet e tilla tanimë janë vetëm histori e dhimbshme e LDK-së, por si duket edhe për te tjerët! Më në fund, PDK është shndërruar në një parti “non grata” apo “jetimi” në familjen e madhe të subjektive politike kosovare, e për këtë vetëm veten mund ta fajësojnë!

P.S. Më herët e quaja “qeveri e komandantëve”, por më është tërheqë vërejtja se një numër i mirë i komandantë janë njerëz të ndershëm dhe se madje disa nga ta e kanë edhe problem ta sigurojnë bukën e gojës, por se janë “gjeneralët” ata të cilët abuzuan me vlerat e luftës e që po na shkatërrojnë vendin nga brenda!

loading…



Chat conversation end
Type a message…