Bajram Gecaj i quan rrugaçë e vogabondë sulmuesit e Buzhalës

Zëvendësministri i Ministrisë së Punqve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bajram Gecaj, ka reaguar ndaj tentim-sulmit ndaj drejtorit tëe Gazetës Express, Berat Buzhala

Përmes një komunikate për media, zëvendësminsitri Gecaj thotë se fjala e lirë mund edhe të mos na pëlqejë ndonjëherë, por çdo herë duhet të jetë e lirë dhe e konfrontueshme vetëm me fjalën tjetër të lirë dhe me forcën e argumenteve.

“Përdorimi i forcës e i dhunës kundër fjalës së lirë rrezikon të na shndërrojë në një shoqëri të errët dhe pa të ardhme demokratike. Tentim-sulmi ndaj gazetarit Berat Buzhala është krejtësisht i papranueshëm dhe i dënueshëm. Unë mbrëmë kam kontaktuar me përgjegjësit e Policisë së Kosovës dhe kam kërkuar e insistuar që ata të bëjnë të pamundurën për të ndriçuar këtë rast potencial, sulmin ndaj një të drejte bazike individuale, të sanksionuar edhe me nenin 40 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thekson komunikata.

Gecaj thekson se tashmë i ka kontaktuar organet e rendit dhe ka kërkuar që rasdti të zxbardhet.

“Rasti është regjistruar sot si një rast i kanosjes dhe i fyerjes, dhe Policia e Kosovës do të punojë seriozisht në ndriçimin e tij. Ndërsa, i porosisim rrugaçët e vagabondët se qytetarët kanë pritje nga qeveria e shpresës që ndryshimet të instalohen edhe në këtë domen të rëndësishëm të lirive njerëzore në vendin tonë. Prandaj, sulmuesit e tillë potencial i porosisim se “drejtësia mund të vonojë, por nuk harron”, dhe se veprimet e tilla nuk do të tolerohen asnjëherë!”, bëhet e ditur në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Drejtori i Gazetës Express, Berat Buzhala, pasditen e së shtunës përmes një statusi në Facebook ka treguar se është kanosur nga disa persona në afërsi të një barnatoreje në Prishtinë.

Sulmin ndaj Buzhalës e ka dënuar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Haxhiu ka ftuar organet e rendit që të merren me rastin.

“Tentim sulmi naj një gazetari është i papranueshëm, por edhe i dënueshëm prandaj ftoj Policinë të merret me këtë sa më parë”, ka shkruar Haxhiu.

Ndërkohë, tentim sulmin e ka dënuar Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila tha se sulmi ndaj Buzhalës është sulm direkt ndaj mendimit ndryshe.

“Tentim sulmi ndaj gazetarit Berat Buzhala është sulm direkt ndaj mendimit ndryshe”, shkruan Osmani.

Kryeparlamentarja gjithashtu ka ftuar autoritetet e rendit të merren me hetimin e rastit.

Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas tentim sulmit ndaj drejtorit të Gazetës Express dhe Televizonit 7. Thaçi thotë se një gjest i tillë është i pa pranueshëm në shoqërinë tonë.

“Tentim sulmi kundër drejtorit të “Gazetës Express”, Berat Buzhala, është i papranueshëm në shoqërinë tonë”, shkruan Thaçi.

Tutje, Thaçi tha se liria e shprehjes është përcaktëuese për zhvillimin e demokracisë.

“Shteti demokratik i Kosovës është ndërtuar mbi të drejtat e njeriut, ku liria e shprehjes është përcaktuese për zhvillimin e demokracisë. Ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës, liderët institucionalë dhe politikë që të distancohen prej akteve të tilla”, përfundon presidenti.

Për tentim sulmin ndaj Buzhalës ka reaguar edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa.

Mustafa, nëpërmjet  Facebook’ut ka deklaruar se është veprim i ulët tendenca për ta shkelur fjalën e lirë dhe mendinin ndryshe.

“Më shqetësoi lajmi për tentim sulmi të mbrëmshëm ndaj z. Berat Buzhala. Është veprim i ulët dhe meriton dënim nga çdokush që e vlerëson fjalën e lirë, mendimin ndryshe dhe kultivimin e vlerave demokratike në këtë vend”, ka thënë ai.

Tutje, Mutafa e ka quajtur akt frikacak një sjellje të tillë.

Buzhala përmes një shkrimi ka njoftuar se pranë një barnatore në Prishtinë, dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë dashur ta sulmojnë.

“Ne presence te kater pese vetave, te barnatorja Rexal ne Prishtine, dy vagabonda te Vetevendosjes deshten me me sulmu.”, shkruan Buzhala.