Bajqinovci tregon nëse deputeti Humolli do të largohet nga VV-ja

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka thënë se deputeti Fatmir Humolli nuk do të largohet nga Lëvizja Vetëvendosje. Humolli dje nuk e përjashtoi mundësinë e dorëheqjes nga pozita e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, nëse partia ku përket nuk punon në të mirën e qytetarëve.

Bajqinovci në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se janë eksagjeruar deklaratat e tij.

Sipas tij, Humolli nuk largohet nga VV-ja.

“Humolli nuk del nga VV-ja, dje kam pas takim me të. Me aq sa unë e di, fjalët e Humollit pak janë eksagjeraurar kur është dhënë deklaratën, dhe nuk janë ashtu si i ka interpretuar ai. Humolli ka pas një kundërshtim që e ka thënë publikisht për të cilën edhe ka votuar kundër për çështjen e projektligjit të pagës minimale për shkak të çështjes së veteranëve.

Nuk është hera e parë që në VV, një deputet apo dy kanë votuar kundër një dickaje që ata kanë menduar që nuk duhet të mendohet”, tha Bajqinovci.

Tutje ai tha se mendimet ndryshe dhe votimet ndryshe nuk e dërgojnë VV-në deri në çarje.

“Për VV-në kur votohet uniform menjëherë flitet për një autoritarizëm të zotit Kurti, ku thuhet se nuk ka deputetë vetvetja, që dalin e thojnë. Pastaj kur del dikush dhe voton kundër për shkak që ashtu mendon, thuhet po vjen deri te çarja.

Jo nuk po vjen deri te çarja, në VV lejohen mendimet ndryshe, votimet ndryshe. Me sa e njoh unë e di, Humolli nuk del nga Lëvizja Vetëvendosje”, tha Bajqinovci.