Deputeti i VV-së

Bajqinovci: Raportet e BE-së tregojnë që Qeveria Kurti është e pa korruptuar, PDK-LDK- AAK ishin zi e më zi

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se 2023-ta është edhe një vit tjetër i humbur për Kosovën, pasi nuk ka përparim në asnjë nga sektorët, për shkak të gabimeve edhe paaftësisë së Qeverisë Kurti.

Edhe për këtë deklaratë, deputeti i pushteti, Mefail Bajqinovci iu kundërpërgjigj kreut të PDK-së.

Ai tha që raportet ndërkombëtare tregojnë se si është Qeveria Kurti.

Sipas tij, partitë e tjera që kanë qenë në pushtet ishin vetëm me skandale.

“Në qeverisjen e Thaçit kemi pasur regres në krejt raportet ndërkombëtare, në qeverisjen e Kurtit më në raportet ndërkombëtare të BE-së tregon që kjo Qeveri është e pa korruptuar, qeveri e cila e lufton krimin e jo qeveri që kanë dhënë raportet kur kanë qenë PDK, LDK, AAK në raportet ndërkombëtare zi e ma zi. Pra, skandalet kanë qenë të theksuara, të argumentuara”, u shpreh ai 

Bajqinovci ka thënë se me këtë Qeveri janë bërë përparime, sidomos në pjesën e veriut.

Ai thotë se partitë opozitare për 20 vjet e kanë mbajt veriun të pakontrolluar.

“Kur jemi tek përparimet, mund të themi lirshëm se kemi pas shumë përparime në të gjitha fushat, duke filluar nga fusha e sigurisë ku kemi vendos rend dhe ligj në veriun e vendit, strukturat paralele i kemi larguar dhe disa janë në burg dhe një pjesë e tyre kanë ikur jashtë Kosovës, dhe e kemi gjënë që e shihini në veriun e vendit sot i  ke tabelat e vendosura, sot ka filluar të maten njehsorët, po ashtu e kemi policinë prezente në të gjitha pjesët e veriut, dhe unë nuk e di çka mund të them kur ata 20 vjet e kanë mbajt një pjesë të territorit të Kosovës të pakontrolluar”, ka thënë ai për Front Online.