Bajqinovci pretendon se Kurti ka vendosur kornizë të re mendimi për dialogun, sulmon analistët për Zajednicën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka kritikuar analistët për interpretimet e tyre për dialogun Kosovë – Serbi.

Bajqonovci në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se si të përmendet Zajdenica, ata “nxjerrin kokën” ata që thonë “shkoj Qeveria Kurti”.

“Sa të njëjtë, sa të parashikueshëm. Madje, është interesante sa shkojnë the flasin edhe për pozicioni thuajse fataliste të qeverisë. Kjo kornizë e mendimit është kornizë që ka qenë deri tash në dialog, ende nuk janë në gjendje të dalin në kornizën tjetër mendore e të pranojnë faktin se ka ndodhur zhvendosje tektonike në dialog”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Bajqinovcit, pa ndërhyrje:

Si të përmendet Zajednica menjëherë nxjerrin kokën ata që thonë shkoj Qeveria Kurti.

Sa të njëjtë, sa të parashikueshëm. Madje, është interesante sa shkojnë the flasin edhe për pozicioni thuajse fataliste të qeverisë. Kjo kornizë e mendimit është kornizë që ka qenë deri tash në dialog, ende nuk janë në gjendje të dalin në kornizën tjetër mendore e të pranojnë faktin se ka ndodhur zhvendosje tektonike në dialog.

DEBATET SONTE