Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka reaguar në llogarinë e tij në Facebook lidhur me pagat në Telekom.
Ai ka thënë se 1800 punëtorë në Telekom kanë mbetur pa paga për shkak të kompanisë Devolli.
“1,800 punëtorë të Telekomit pa paga – fajtor Devolli! Bllokimi i llogarive të Telekomit la pa të ardhura mujore 1,800 familje. A ka ndonjë medium dhe deputet që e qel gojën për këtë padrejtësi!
Folni mos u tutni!”, ka shkruar Bajqinovci. /Ballkani.info/







