Bajqinovci lavdërohet se pushteti ua rrit pagat ushtarëve, harron largimet nga FSK-ja

Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, ka shkruar një status, në të cilin ka folur në lidhje me FSK-në.

Në statusin e tij, Bajqinovci ka përmendur rritjen e buxhetit të FSK-së.

Po ashtu, Bajqinovci ka shkruar se paga e ushtarit është rritur për 61 për qind.

“Kur flasim për pagat

• Paga e ushtarit

Kur e morëm Qeverinë, paga e ushtarit ishte 443 euro.

Me Ligjin për Pagat u rrit në 588 euro.

Nga viti 2025, paga do të jetë 726 euro – një rritje prej 61%!” – ka shkruar ai.

Sjelli ndër mend që gjatë 4 viteve të fundit ka pasur shumë largime nga FSK-ja, edhe për shkak të kushteve financiare.

Gjithashtu, duhet kujtuar që javën që shkoi një ish-ushtar i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, Liman Musliu, vdiq duke punuar në ndërtimtari.