Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci me anë të një shkrimi në Facebook thotë se Albinin dhe Lëvizjen Vetëvendosje nuk mund t’i paraqisni kurrë si antiamerikanë sepse nuk jemi.
Bajqinovci tutje shkruan se ne nuk e duam Amerikën veç për oportunizëm por edhe me bindje e vlera.
Ai shtron një pyetje:
“A e vjedhë Administrata Amerikane shtetin e vet? Jo. Pyetjen krahasuese për ju nuk po e bëjmë. Vetëkuptohet.” shkruan Bajqinovci në Facebook.
Postimi i plotë:
“Proamerikanë” të llojit të pronto përgjimeve,
1. Albinin e Lëvizjen, kurrë nuk do të mund t’i paraqisni si antiamerikanë sepse s’jemi. Nuk e duam Amerikën veç për oportunizëm por edhe me bindje e vlera. A e doni një shembull? A e vjedhë Administrata Amerikane shtetin e vet? Jo. Pyetjen krahasuese për ju nuk po e bëjmë. Vetëkuptohet.
2. Albini e asnjë deputet i LVV nuk ka thënë se Grenell apo dikush nga administrata e SHBA ka plan sekret. Kemi thënë se ka plan e marrëveshje jo transparente, pra sekrete ndërmjet dy presidentëve Thaçi-Vuçiç.
3. Isa Mustafa s’do të duhej më të provonte ta fsheh faktin se e ka shkrirë LDK’në te Hashimi.







