Kandidati për deputet në radhët e VV-së, Mefail Bajqinovci, gjatë ditës së sotme ka vizituar qytetarët në lagjen e tij “Kodra e Trimavë”, në Prishtinë.

Bajqinovci, përmes një postimi në facebook tha se kjo lagje fuqishëm po e përkrah Lëvizjen Vetëvendosje.

“Kodra e Trimave, zemra e qëndresës dhe fuqisë qytetare! Para qindra banorëve lagjja e ime, e dytë më e madhe në Prishtinë tregoi fuqishëm se e përkrah Lëvizjen VETËVENDOSJE. Mbështetja juaj e palëkundur na jep forcë dhe besim për të vazhduar rrugën tonë drejt zhvillimit dhe drejtësisë”, ka shkruar nder tjerash Bajqinovci.