Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka marrë pjesë në trajimin fushor “Ujku i Çeliktë” të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Babaj të Bokës, Gjakovë.

Bajqinovci përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se ishte një demonstrim i shkëlqyer i operacioneve ofenzive dhe defanzive, me armatim të avancuar të ushtrisë sonë.

“Jam krenar për arritjet, profesionalizmin dhe përgatitjen e FSK-së, e cila vazhdon të përforcohet si garantuese e sigurisë dhe sovranitetit të vendit tonë. Falënderim për të gjithë ushtarët dhe përkushtimin e tyre të palodhur!”, ka shkruar ai./Ballkani.info