Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se subjekti i tij politik është i gatshëm për zgjedhje.


Ai përmes një postimi tha se  Agim Veliu, kur e ka pranuar postin e ministrit, është dashur ta dijë se eprori i tij është Albin Kurti, i pëlqeu kjo apo jo.

Bajqinovci thotë se veprimet e Veliut në koalicionin qeverisës, kanë qenë gjithnjë në kundërshtim me hierarkinë qeverisëse.

“Vet pranimi i postit të ministrit nga Agim Veliu në muajin shkurt, ka nënkuptuar se ai do ta ketë shef Albin Kurtin, i pëlqeu apo nuk i pëlqeu. Veprimet e Veliut në koalicionin qeverisës, ishin gjithnjë në kundërshtim me hierarkinë qeverisëse. Nuk mund ta kesh shef Albin Kurtin, e të veprosh nën urdhrat e dikujt tjetër, që nuk i takon koalicionit qeverisës, madje Veliu ishte kundërshtari më i madh edhe i koalicionit VV-LDK”, ka shkruar Bajqinovci.

Ai ka shtuar se VV-ja dhe Kurti nuk i nënshtrohen askujt.