Mefail Bajqinovci

Bajqinovci bën historianin, tregon rëndësinë e përkrenares dhe shpatës së Skënderbeut

Në ditëlindjen e Skënderbeut, deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka bërë një gjest “historik” simbolik.

Të hënën, më 6 maj, ai ka vizituar muzeun e Vjenës për të parë nga afër përkrenaren dhe shpatën e heroit kombëtar të shqiptarëve.

Në një video të postuar në profilin e tij në “Facebook”, ai ka bërë historianin, duke treguar rëndësinë e këtyre armëve.

“Armët e Skënderbeut janë të lidhur me heroizmin dhe trashëgimin e Gjergj Kastorit – Skënderbeut. Përkrenarja është simbol i fuqisë dhe trimërisë së heroit tonë kombëtar, ndërsa shpata është një trashëgimi e shekujve. Le ta ndajnë këtë pasuri historike së bashku”, ka thënë Bajqinovci.