Bahtiri: VV’ja në Mitrovicë ka rritje për 5 mijë vota më shumë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, i cili e ka fituar komunën në siglën e partisë AKR dhe më vonë i është bashkëngjitur Lëvizjes Vetëvendosje, i është bashkuar karvanit të deklaratave të zyrtarëve të kësaj partie për rritjen që do të kenë në zgjedhjet e ardhshme.

“Sapo u njoftova nga një mik i imi që në bazë të një matje në terren, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë një rritje prej më shumë se 5 mijë vota vetëm në qytetin tonë të dashur të Mitrovicës”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Ai ka thënë se ky është një lajm i mrekullueshëm, i pritshëm e i domosdoshëm. Këto lajme e gëzojnë qytetarin e ndershëm e fisnik të Republikës tonë.

“Dinjiteti jonë po kthehet, po kthehet fuqishëm. Sot, po e shohim se Lëvizja dhe Albini nuk mbijetojnë, pasi që Ne, Lëvizja dhe Albini gjithmonë jetojmë fuqishëm”, ka shkruar Bahtiri.