Bahtiri: Urën e hap një yll muzikor (VIDEO)

Agim Bahtiri ka dalë me një ide unike për hapjen e Urës së Ibrit.

Kryetari i Komunës Jugore të Mitrovicës po kërkon që kjo ceremoni të shënohet me koncertin e një ylli të madh muzikor, jo shqiptar apo serb, me emrin e të cilit edhe do të pagëzohet godina që e ndan qytetin për gati 20 vjet.

Por, për këtë plan nuk ka ide as kryetari i veriut, as qeveria dhe as Bashkimi Evropian që e ka investuar rindërtimin e saj.