Agim Bahtiri

Bahtiri tregon se Kurtin e ka bashkëpunëtor të afërt, shihen për vikend në Mitrovicë (Foto)

Agim Bahtiri udhëheq me komunën e Mitrovicës për dy mandate, ku në mandatin e dytë është parë duke bashkëpunuar në shumë raste me liderin e VV-së, Albin Kurti, i cili edhe i kishte dhënë përkahje zyrtare në raundin e balotazhit.

Kohëve të fundit ishte spekuluar në lidhje me të ardhmen politike të Agim Bahtirit, duke thënë se ai mund të shkoj në PDK, mirëpo ai sot i ka demantuar këto raportime, duke treguar se Albin Kurtin e ka bashkëpunëtor të afërt.

Bahtiri e Kurti kanë marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore të organizuar në nderim të 22 vjetorit të rënies së heroit Mehë Uka.

Veriu.info ka siguruar foto ku shiher se Kurti e Bahtiri më pas së bashku kanë vazhduar ndejën në njërin prej restoranteve të qytetit të Mitrovicës.

Ndejës së Kurtit dhe Bahtirit, i është bashkuar edhe Komandanti i Ushtrisë së Kosovës, Gjeneral Rrahman Rama.