Mitrovicë

Bahtiri thotë se në koncertin e hapjes së Urës së Ibrit, përveç Shakirës, ka ftuar edhe Madonnën

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, ka folur për koncertin, i cili pritet të mbahet gjatë ceremonisë për hapjen e Urës së Ibrit, duke treguar se kujt nga yjet botërore të muzikës i ka bërë ftesë.

“Koncerti është tepër i nevojshëm dhe me gjëra të mira mund ta bashkojmë qytetin… Unë kam kërkuar që një koncert i tillë t’i bashkojë serbët dhe shqiptarët për të qenë në mënyrë festive hapja e Urës”, tha Bahtiri në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.

Bahtiri foli edhe për Shakirën, emri i parë që u bë publik për të qenë pjesë e koncertit madhështor.

“Ne i kemi dërguar shkresë zyrtare jo vetëm Shakirës, por edhe disa të tjerëve dhe po presim përgjigje prej tyre. Ta shohim kur e ka të lirë apo mundësi ta bëjë atë. Sigurisht do të marrim siguri sepse po mendojmë të bëjmë diçka të mirë”, tha ai.

Bahtiri zbuloi se nëntë artistëve iu bë shkresë zyrtare, në mesin e tyre Madonnës dhe disa artistëve të tjerë të njohur.