Bahtiri thërret mbledhje urgjente të Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka propozuar thirrje të mbledhjes urgjente të Kuvendit të Komunës për nesër.

“Kjo mbledhje do të mbahet në Sallën e Kulturës pasi që i plotëson kushtet e kërkuara për mbajtjen e mbledhjes urgjente, për të përfillur rekomandimet nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike për mbajtjen e distancës”, thuhet në njoftimin për media të kësaj komune, transmeton Klan Kosova.

Mbledhje të jashtëzakonshme ka mbajtur dje edhe Komuna e Drenasit ku janë ndarë mbi 200 mijë euro për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.