Bahtiri: Thaçi ta harrojë ndarjen e Kosovës, Mitrovica s’do të përkulët para një njeriu

Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, i cili është edhe kryetar i Mitrovicës i ka bërë thirrje, presidentit Hashim Thaçi të harrojë njëherë e mirë ndarjen e Kosovës.

Në hapjen zyrtare të zgjedhjeve të kësaj partie Bahtiri pati një kërkesë edhe për kryeministrin Ramush Haradinaj që të kthej kokën nga Mitrovica.Ai ka shtuar se Mitrovica nuk do të përkulët para një njeriu i cili do të ndryshojë kufijtë e vendit.

“S’mund të dalë nga foltorja pa përmendur Mitrovicën time të bekuar. Vije nga tubimi i plisave në kullën e Isa Boletinin ku morra një porosi për shqiptarët larg duart nga Mitrovica, larg duart nga Mitrovica. Mitrovica e Isa Boletinit nuk do të përkulët kurrë para dikujt qe dëshiron të ndryshojë kufirin e Kosovës”.

“I lutëm kryeministrit që të kthej kokën ka Mitrovica, ajo urë e turpit një herë e gjithmonë të jete e lirë për qytetarët. Dhe për Thaçin që ta harrojë një herë e përgjithmonë ndarjen e Kosovës”.

Bahtiri u shpreh se ka ardhur koha që tu tregojmë të gjithëve se janë më të mirët dhe të përgjegjshmit për ti quar përpara proceset e vendit.Ai ka shtuar se partia e tyre është liberale, shërbëtore e qytetarëve, parti që sipas tij ka vlera.