Bahtiri: Thaçi se lë Veselin të fitojë – të moçmit e LDK-së e kanë zgjedhur Osmanin për ta djegur

Agim Bahtiri, kryetar i Komunës së Mitrovicës, njëherësh i aderuar së fundmi në Vetëvendosje, ka thënë se një Qeveri në krye me Albin Kurtin do ta vë Kosovën në trenin e duhur.

Në Interaktiv të KTV-së, Bahtiri tha se ka aderuar për të ndihmuar Kurtin e jo për të marrë poste politike.

“I jam afruar Kurtit për t’i ndihmuar që Kosova të ndryshojë për të mbarë e të largohet nga kriminaliteti. Ardhja e Kurtit në qeveri do ta ndryshojë krejtësisht Kosovën. Jemi duke e përgatitur stafin u udhëheqës ekzekutiv për Qeverinë e ardhshme të Kosovës. Duke marrë njerëzit adekuatë e me përgatitje e guxim të plotë, ndryshon vendi. Unë s’e dua asnjë post politik. Dua të jem kryetar i Mitrovicës, derisa të përfundojnë të gjitha marrëveshjet me Serbinë. Por, si VV, jemi të përgatitur që t’i marrim përgjegjësitë. Pritjet e qytetarëve janë që Kurti të bëjë një ndryshim radikal në trenin e mbarë të Republikës së Kosovës. Qytetarët presin shumë prej neve”, theksoi Bahtiri.

“Viti 2019 do të jetë befasi e shekullit me fitoren e VV-së”, tha ai, duke potencuar se “jemi shumë larg partive tjera”.

“Hashim Thaçi nuk do të lejojë të fitojë Kadri Veselin”, tha Bahtiri.

“Mos mendoni se strukturat e moçme po e përkrahin Vjosën? Jo, ata e kanë emëruar atë për ta djegur. Por, ne nuk kemi telashe në këtë drejtim. Ne jemi duke e përgatitur stafin udhëheqës”, u shpreh ai.

loading…