Bahtiri tenton të faktorizohet brenda VV-së, poston foto me Konjufcën pas raportimeve për ndarje

Ditëve të fundit pati zëra se në Lëvizjen Vetëvendosje po ndodhin përplasje në mes të Kryetarit të kësaj partie Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës dhe se kjo parti përsëri po shkon drejt një ndarjeje.

E Agim Bahtiri ka reaguar pas këtyre zërave duke publikuar një fotografi me Konjufcën në të cilën shkruan “Të gjithë së bashku fuqishëm drejt sukseseve të reja!”