Bahtiri të premtën në Vetëvendosje e çon komplet edhe degën e AKR-së

Agim Bahtiri, nënkryetar i AKR-së dhe kryetar i Mitrovicës në mandantin e dytë, të premtën pritet t’i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje.

Ballkani.info merr vesh ekskluzivisht se nesër dega e AKR-së në Mitrovicë do ta mbajë mbledhjen e Këshillit Drejtues.

“Aty merret vendimi, të premten me një tubim të madh në Mitrovicë do të bëhet zyrtarizimi i kalimit të Bahtirit në Lëvizjen Vetëvendosje”, kanë thënë këto burime.

Po ashtu Ballkani.info merr vesh se komplet dega e AKR-së do të aderojë në VV.

Se Bahtiri do të jetë në VV, tërthorazi e ka pranuar edhe ish zëvendësministri dhe Drejtori i Urbanizmit, njëkohësisht njeriu më i afërt i Bahtirit, Besnik Beka.

“Mitrovica, me mendje e pahamendje!”, ka shkruar ai. /Ballkani.info/

loading…