Bahtiri pinë kafen e mëngjesit në veri, iu jep mbështetje kandidatëve shqiptarë

Kryetari i komunës së Mitrovicës dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar komune, Agim Bahtiri, ka shkuar në veri të Mitrovicës për të pirë kafe me kryetarin e Iniciativës Qytetare Mitrovica, Erden Atiq dhe bartësin e listës, Skender Sadiku, pas mbledhjes së mbajti me KKSB-në pas aksionit të policisë në veri.

Kundërkandidatët e tij, Armend Agolli e Bedri Hamza, nuk e kanë pritur Agim Bahtirin ta pinë kafen e mëngjesit në veri, pasi që ky kishte kërkuar që takimi të realizohet në ora 10:00 për shkak se kishte të ftuar takim me KKSB-në në ora 9:00.

Postimi i Agim Bahtirit:

Pas mbledhjes të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Mitrovicës, shkova për të pirë kafe në veri të Mitrovicës me kandidatin për kryetar komune të ‘Iniciativës Qytetare Mitrovica’, Erden Atiq dhe bartësin e listës për asamble komunale, Skender Sadiku. Mbështetja ime për shqiptarët e veriut asnjëherë nuk ka munguar e as që do të mungoj. Duket se kundërkandidatët e mi e kishin pasur për ngut kafen e mëngjesit, e as që kishin pasur interesim të presim për t’u informuar për konkluzionet e KKSB-së, pas së situatës së krijuar në veri për shkak të aksionit të policisë. AB