Agim Bahtiri

Bahtiri për Ushtrinë: Po jetësohet amaneti i dëshmorëve

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka uruar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës pas miratimit në parim të pakos së ligjeve për këtë forcë.

Me formimin e Ushtrisë së Kosovës, po jetësohet edhe amaneti i dëshmorëve që u flijuan për lirinë e shtetit tonë, ka shkruar Bahtiri në Facebook, përcjell lajmi.net.

Ai po ashtu ka thënë se Kosova e meriton ta ketë Ushtrinë.

Ky është postimi i plotë:

Me formimin e Ushtrisë së Kosovës, po jetësohet edhe amaneti i dëshmorëve që u flijuan për lirinë e shtetit tonë. Kosova e meriton ta ketë Ushtrinë, e cila pas votimit të sotëm në Kuvendit e Kosovës u bë realitet.

Krenar me djemtë e vashat e Kosovës që nën uniformën ushtarake i shërbejnë Republikës së Kosovës.

AB