Bahtiri kërkon nga qytetarët të zbatojnë vendimin e Qeverisë

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka kërkuar nga bashkëqytetarët e tij që ta zbatojnë vendimin e Qeverisë për kufizimin e kohës së lëvizjes.

“Kërkoj nga qytetarët e Mitrovicës që ta zbatojnë vendimin e Qeverisë për kufizimin e kohës së lëvizjes. Me 26 raste të reja të konfirmuara sonte me koronavirus COVID-19, nuk kemi zgjedhje tjetër përveç të qendrojmë në shtëpi. Panik Jo, Kujdes PO”, ka shkruar ai në Facebook.

Mbrëmë Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve private në dy termine: gjatë orës 10:00 – 16:00 dhe prej orës 20:00 – 06:00.