Bahtiri: Isa Mustafa nuk bën të bëhet president

Kryetari i Mitrovicës dhe anëtari i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri ka thënë se nuk beson që Isa Mustafa do të bëhet president.

Bahtiri në RTV Dukagjini ka thënë se Isa Mustafa nuk bën të bëhet president pasi përçahet LDK-ja.

“Ne nuk dëshirojmë të lëndojmë një partner (LDK-në) duke iu bërë president Kryetarin e partisë”, tha ai.

I pari i Mitrovicës thotë se Isa Mustafa është vendosur në krye të LDK-së si figurë kompromisi për të mos u shpartalluar partia.

“Ne nuk jemi të trentë që të shfaqim edhe njëherë një rrezik. Nuk duam të rrjedhin deputetë nga koalicioni jonë [Vetëvendosje-LDK]”, tha ndër të tjera Agim Bahtiri.

loading…