Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka njoftuar në rrjetin e tij social facebook se sot kanë mbajtur një takim mobilizues në qytetin e Mitrovicës.
Krahas tij në këtë takim ishte edhe aderimi i ri i Vetëvendosjes, Armend Muja i cili njihet për parashikimet e tij të sakta para zgjedhjeve, transmeton Ballkani.info
Por pavarësisht prezencës së Mujës, Bahtiri nuk e pati problem të marrë përsipër pritjet në këto zgjedhje në këtë qytet, ku tha se do të fitojnë mbi 65%.
“Nga anëtarët dhe aktivistët kërkova që të angazhohen maksimalisht në rritjen e votës për Lëvizjen Vetëvendosje në Mitrovicë, ku besoj se do të fitojmë me mbi 65%”, tha ai.
Postimi i plotë:







