Bahtiri i kundërpërgjigjet Hamzës për investimet e huaja – prezanton projektin e realizuar në Shalë në vlerë mbi 170 milionë euro (Video)

Kryetari i Komunës së Mitrovicës dhe kandidati aktual, Agim Bahtiri, ka publikuar një video e cila tregon për investimin më të madh në Kosovë për energji të ripërtritshme, vlera investive e të cilit kalon 170 milionë eurosh.

Kryetari Agim Bahtiri ka thënë se investimet në këtë qytet kanë formë reale dhe të prekshme, sikur projekti SOWI Kosova në Shalë të Bajgorës.

Ndryshe, gjatë ditës kundërkandidati i tij nga PDK-ja, ka thënë se i ka konfirmuar përfaqësueses së kompanisë austriake “Frequentis”, Jadranka Godjevac, se do t’i thjeshtoj procedurat dhe do ta eliminoj burokracinë, që investitorët vendorë dhe ata huaj të bëhen pjesë e vendimmarrjes, por që Hamza i PDK-së nuk ka publikuar foto të takimit me Godjevac, duke mos treguar kështu se si ka komunikuar.

Postimi i Agim Bahtirit në Facebook:

Investimet nuk bëhen me fjalë të thata nga ata që e patën shkatërruar Mitrovicën para vitit 2013. Ky është realiteti i investimeve në Mitrovicë gjatë qeverisjes time, hiq më pak se mbi 170 milionë euro për projektin më të madh të energjisë së ripërtritshme, që është njëri prej investimeve më të mëdha në Kosovën e pasluftës nga investitorët e huaj. Shala ishte, është dhe do të jetë prioriteti im.

Lëvizja Vetëvendosje! 144 | AB + 4