Kryetari i komunës së Mitrovicës dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar komune në zgjedhjet e 17 tetorit, Agim Bahtiri, ka takuar banorë të fshatrave Pirq e Frashër, si dhe banorë të lagjes Bair të Mitrovicës.

Postimi i Agim Bahtirit:

Sot, u takova me banorë të fshatrave Frashër e Pirq dhe të lagjes Bair, para të cilëve shpalosa projektet për mandatin e ardhshëm qeverisës.

I falënderoj nga zemra për përkrahjen e plotë që më dhanë.