Bahtiri dënon sulmin ndaj taksistit shqiptar në Mitrovicën Veriore

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, shprehu shqetësim lidhur me  sulmin fizik ndaj një taksisti shqiptar që ka ndodhur në veri të Mitrovicës.

Bahtiri tha se incidentet e fundit, rasti i atakimit të një shtëpie shqiptare në Lagjen e Doktorëve dhe sulmi ndaj taksistit  janë tejet shqetësuese dhe  të pa pranueshme  dhe kanë për qëllim tensionimin e situatës dhe përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërnjerëzore, gjë të cilën qytetarët e Mitrovicës, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, nuk e pranojnë.

Kryetari Bahtiri, kërkon nga qytetarët e të dyja komunave të Mitrovicës që të vazhdojnë përkushtimin dhe angazhimin e deritashëm për shtensionimin e plotë të gjendjes dhe për kultivimin e raporteve të mira ndëretnike, si dhe përmirësimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit dhe komunikimit të ndërsjelltë.