Ministrja e Jashtme

Baerbock: Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE, “domosdoshmëri gjeopolitike”

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha të martën në Sarajevë se përfshirja e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është “domosdoshmëri gjeopolitike” që do ta bënte Evropën më të fortë karshi operacionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, njofton agjencia “AP”.

Tek foli në një konferencë shtypi nga e vizita që pati në Bosnjë-Hercegovinë, Baerbock tha se Rusia, përveç sulmeve me bomba, dronë e forma të tjera mbi popullatën civile të Ukrainës, është përfshirë në luftë hibride edhe në Ballkanin Perëndimor.

Ajo e shprehu bindjen se Evropa do të dalë më e fuqishme po qe se të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – Kosova, Shqipëria, Serbia, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi – bëhen pjesë e Bashkimit Evropian. Bosnja është një prej vendeve më të brishta në Ballkan, duke u përballur ende me ndasi etnike.

BONUS VIDEO| Osmani, Kurti e Konjufca bashkë me Rifat Jasharin në parakalimin e Ushtrisë së Kosovës