Bad Bunny dhe Drake nuk kanë të ndalur, sjellin super hitin

Bad Bunny dhe Drake pa dyshim që janë ndër artistët më të suksesshëm të vitit 2018.

Artisti nga Puerto Rica, Bad Bunny ka sjellë këngën më të re me reperin kanadez, Drake. Projekti i dyshes quhet “Mia”, transmeton Indeksonline.

Ky projekt është në gjuhën spanjolle. Ende pa i bërë 24 orë, kënga ka arritur të kap gati 10 milion shikime.

Drake këtë vit ishte i pandalshëm duke sjellë shumë hite, ku sigurisht “In my feelings” ishte më i suksesshmi.  Po ashtu edhe projektet e Bad Bunnyt u pëlqyen shumë. /Indeksonline/