“Bac u kry”/ Mërgimtarët që përkrahin VV-në bëjnë namin në rrjet, tregojnë rezervimet e biletave për 14 shkurt

Data e zgjedhjeve u vendos, qytetarët e Kosovës shkojnë në kutitë e votimit ditën e “Shën Valentinit”, e teksa VV-ja e quan ditën e gjyqit para popullit, mërgimtarë të shumtë i janë përgjigjur me fakte Kurtit dhe partisë së parë në Kosovë.

Në rrjet që nga dje janë postuar një numër i madh i biletave për në Kosovë për datën 14 shkurt, pra ditën e zgjedhjeve, transmeton Ballkani.info.

Një nga bashkatëdhetarët shkruan me thënien e dedikuar për Komandatin Adem Jashari, “Bac u kry”./Ballkani.info/